11:55 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Bayernit pyetet se cilën skuadër dëshiron ta shmang në çerekfinale, kjo është përgjigja e tij

Jupp Heynckes, trajneri i Bayern Munchen, ka analizuar kualifikimin e të tijve në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, pas triumfit total 8-1 ndaj Besiktas.

“Luajtëm kundër një ekipi shumë të mirë dhe që kërkoi të bënte më të mirën. Duke shënuar tre gola në Stamboll, kjo nuk ishte e lehtë, por tregon se si ekipi ynë është i suksesshëm dhe i zgjuar”.

Trajneri veteran gjerman e ka hedhur vështrimin edhe nga raundi vijues i Champions-it, çerekfinalet, shorti i të cilave hidhet nesër, në Nyon të Zvicrës:

“Cilin rival dua të shmang? Në futboll nuk mund ta kesh luksin, duke thënë: Unë dua të mos luaj kundër një ekipi të veçantë. Sido që të jetë kundërshtari, ne duhet të jemi gati të përballemi vetëm me ekipe të forta, sepse të tilla janë të gjitha ato që mbërrijnë deri këtu. Për lojtarët, ky fakt është një motivim shtesë. Tifozët kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur dhe luajnë në mjedise si stadiumet e Besiktas, Napolit apo Glasgow”.