20:13 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Trajneri i Holandës shtrohet me urgjencë në spital

Trajneri i Kombëtares Holandeze, Ronald Koeman është shtruar me urgjencë në spital në Amsterdam, pasi kishte problem me zemrën, raportojnë mediat vendase.

Tekniku 57-vjeçar ishte shtruar me shpejtësi në repartin e terapisë koronare, ndërsa burimet spitalore bëjnë me dije se për momentin tekniku është i vetëdijshëm dhe gjendja është drejt stabilizimit.

Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i Koeman fillimisht dhe më pas edhe nga bashkëshortja e tij Bertina, e cila ndodhet gjithashtu në spitalin e Amsterdamit, për t’i qëndruar pranë të shoqit.