16:22 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Serbisë: Dikur vuanim nga Haga, tani nga VAR-i

Përzgjedhësi i kombëtares serbe, Mladen Krstajic, ka vazhduar me ankesa pas humbjes së mbrëmshme nga Zvicra.

Kreu i bankinës serbe ka pasur vërejtje në ndarjen e drejtësisë, duke pretenduar se skuadra e tij është dëmtua për së paku një penallti.Pas ankesave të djeshme në deklaratat e tij për medie, Krstajic i e ka shfrytëzuar rrjetet sociale për diçka të tillë.

“Fatkeqësisht, vetëm serbët janë të gjykuar për drejtësi selektive. Dikuar vuanin nga Haga, sot në futboll nga VAR-i…”, ka shkruar Krstajic në profilin e tij në Instagram. Ai ka shtuar se në ndeshjen e mbrëmshme duhej të shfrytëzohej teknologjia për të parë rastet diskutabile.