09:57 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tre emrat që do të konsiderohen nga Real Madridi në rast të largimit të Luka Modric

Mateo Kovacic është një hap pranë huazimit te Chelsea dhe Luka Modric dëshiron të luajë për Interin, teksa përfaqësuesit e tij janë në kontakte me klubin italian, gjë e cila nënkupton se Real Madridi duhet ta gjejë zëvendësuesin e kroatit.

Nëse largimi i Cristiano Ronaldos ishte pritur, dy mesfushorët e lartëcekur i kanë prishur planet verore të Real Madridit. Tre emra janë përfshirë në agjendën e Rela Madridit.

Christian Eriksen është zëvendësuesi ideal i Modric, dhe derisa të konfirmohet diçka konkrete për kroatin, atëherë nuk do të ketë asnjë lëvizje.

Kontakti me Tottenhamin është i vështirë sepse afati kalimtar veror në Anli mbyllet të enjten.

Kjo nënkupton se ka shumë pak kohë që të fillojnë bisedimet, duke përmendur edhe faktin e vështirësive me bisedimet me presidentin e Tottenhamit, Daniel Levy.

Real Madridi ka përvojë ironike të negociatave me të, teksa kanë biseduar me të për Luka Modric, Gareth Bale dhe së fundmi për Maurizio Pochettinon.

Pavarsisht kësaj, Eriksen është i preferuar nga të gjithë për kualitetin dhe vizionin në ndeshje.

Julen Lopetegui do ta mirëpriste ardhjen e danezit, por nuk mund ta harrojmv edhe Thiago Alcantaran, yllin e Bayern Munich, i cili në të kaluarën ka luajtur te Barcelona.

Real Madridi ka pasur shansin e transferimit të tij pesë vite më parë pasi pagoi 20 milionë euro, por bordi nuk e pagoi klauzolën e tij, megjithatë, Lopetegui beson se ai është një lojtar me kapacitet të madh.

Opsioni i tretë është serbi, Milinkovic-Savic. Lazio filloi të kërkojë 100 milionë euro për të, por ”Los Blancos” nuk është pajtuar me këtë.

Tani, çmimi i tij ka rënë në 70 milionë euro, dhe 22-vjeçari është opsion më atraktiv për klubin./IndeksOnline/