13:41 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tre palë ulëse brenda, njihuni me enterierin e BMW X7

BMW ditë më parë ka prezantuar modelin e tyre më të madh SUV ndonjëherë, i cili do të jetë në shitje nga viti 2019.

Në Evropë do të ketë një benzinë me 340 kuaj fuqi, dhe dy motorë dizel, me 265 kuaj fuqi përkatësisht 400 kuaj fuqi, transmeton IndeksOnline.

Ndër të tjera, ajo cfarë e karakterizon këtë makinë, është pesha dhe madhësia e madhe që ka. X7 i ri ka një hapësirë të jashtëzakonshme me tre palë ulëse dhe thuhet se posedon teknologji të dorës së fundit.

Përmes kësaj video mund të shikoni se si duket nga brenda ky model fantastik.