21:08 / E Enjte, 23 Maj 2024 / Gj. Sh

Trepça kampion i Kosovës pas 12 viteve

KB Trepça është shpallur Kampion i Kosovës në basketboll për sezonin 2023/24.

Në ndeshjen e pestë finale të play-offit, e cila u zhvillua në palestrën ”Minatori” në Mitrovicë, ”Xehtarët” shënuan fitore ndaj Golden Eagle Yllit, me rezultat 67-66, shkruan IndeksOnline.

Ky është titulli i pestë në histori të Trepçës dhe i fundit që nga viti 2012.

Skuadra mitrovicase u shpall kampion i Kosovës në vitet 1993, 2000, 2001, 2012 dhe 2024./IndeksOnline/