09:49 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tri aksidente fatale dhe 13 me persona të lënduar gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej tri aksidente trafiku me pasoja fatale, 13 me persona të lënduar dhe 14 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se gjatë së dielës janë shqiptuar gjithsej 846 gjoba kundërvajtëse ndaj pjesëmarrësve që kanë thyer rregullat në trafik./Indeksonline/