Tri arsye për “shpërthim” të Salahut ditën e nesërme ndaj Uruguait (Foto)
Futbollisti i shumë dashuruar gjatë këtij sezoni, Mohamed Salah do të jetë i gatshëm të luaj ndeshjen e tij të parë në Kupën e Botës.
Kombëtarja e Egjiptit takohet me Uruguain nesër (e premte) nga ora 14:00, shkruan IndeksOnline.
Lajmi i mirë për ekipin e Egjiptit është se Mohamed Salah do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.
Salah pritet të rikthehet nga lëndimi që e mori me 26 maj, në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Ai pritet të “shpërthej” nesër dhe ka shumë aryse ta bëjë këtë.
E para është rikthimi nga lëndimi dhe gjendja e tij e mirë fizike.
E dyta ka të bëjë me ditën e Fiter Bajramit, e cila pikërisht nesër festohet në të gjithë botën.
Dhe e treta, “Kingu” egjiptian feston ditëlindjen e 25’të, pasi pikërisht më datën 15 qershor erdhi në këtë botë.
Ndeshja mes Egjiptit dhe Uruguait nis nga ora 14:00 dhe transmetohet në RTK HD./IndeksOnline/