10:35 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tri “bomb” transferimet, që mund ta shpëtojnë Chelsean (Foto)

Skuadra e Chelseat është në një situatë jo të mirë. Kampioni i Premierligës në 25-xhirot e para, ka grumbulluar vetëm 50 pikë dhe gjendet në pozitën e katërt.

Përveç rezultateve të dobëta, klubi nga Londra është duke pasur probleme të brendshme, duke filluar nga trajneri e deri te bordi, transmeton IndeksOnline.

Për t’i shpëtuar një dështimi, Blutë e Londrës duhet të shpenzojnë afro 250 milionë funta. Kështu thotë edhe bosi i tanishëm, Antonio Conte.

“Tani duhet të luftojmë për ta zënë një pozitë që na dërgon në Ligën e Kampionëve. Pastaj të mendojmë për transferimet, dhe jo të sjellim tetë futbollistë – por vetëm tre”, ka thënë Conte.

Sipas italianit, Chelsea ka nevojë të shpenzojë këto para në tre lojtarë: Thomas Lemar (90 milionë), Antonie Griezmann (95 milionë) dhe Tony Alderëeireld (65 milionë funta).

Chelsea do të takohet me Watfordin të hënën në mbrëmje. Por, edhe pse Conte ka filluar t’i bëjë planet për afatin e verës, trajneri italian ka një shans tejet të vogël për të qëndruar në “Stamford Bridge” edhe për sezonin tjetër./IndeksOnline/

Temat: