14:33 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Tri interpelanca për Haradinajn

Nesër, Kuvendi i Kosovës do të vazhdoj punimet.

Në këtë seancë do të diskutohen gjashtë pika të rëndit të ditës, ndër to edhe tri interpelanca të Kryeministrit Ramush Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Njëra interpelancë ka të bëjë me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët, një në lidhje me gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës, dhe interpelanca lidhur me vendimet e ministrit serb Nenad Rikallo.

Më poshtë e gjeni rendin e plotë të ditës.

1. Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,
2. Votimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,
3. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,
5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
6. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.