19:59 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tri orë pritje tek pika kufitare Dheu i Bardhë (Foto)

Të shumtë janë mërgimtarët të cilët janë nisur për në Kosovë. Por të shumta janë edhe orët që ata detyrohen të presin në pikat kufitare.

Është pikërisht pika kufitare në Dhe të Bardhë ku qytetarë të shumtë sonte po detyrohen të presin deri në tri orë, shkruan Indeksonline.

Ndërkohë në pikën kufitare në Merdare në hyrje pritjet thuhet të jenë vetëm një orë kurse në dalje deri në dy orë.Kjo gjë është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.


Pritjet në pikat kufitare janë duke ndryshuar pavarësisht nga dita në ditë dhe nga oraret e ndryshme. Por tani kolonat në pikën kufitare të Dheut të Bardhë janë më të gjata, deri në 3 mijë metra./Indeksonline/