11:40 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tri propozime të Hashim Thaçit për Qeverinë e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i është drejtuar sot me një fjalë rasti kabinetit qeveritar.

Para se gjithash Thaçi ka folur për zhvillimet dhe sfidat e Kosovës përgjatë 10 vjetorit të pavarësisë së shtetit.

Ndër të tjerash Thaçi sot para kabinetit qeveritar ka bërë tri propozime për të cilat ka uruar që të ketë mirëkuptimin e kabinetit të Qeverisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Propozimet e Thaçit:

Dua të bëjë me mirëkuptimin tuaj tri propozime të cilat shpresoj që të do të marrin përkrahjen e  kabinetit qeveritar dhe qytetarëve.

  1. Së pari shteti i Kosovës ka nevojë për ndërtimin e kompleksit rezidencial të institucioneve shtetërore si domosdoshmëri e Kosovës dhe zhvillimit të vendit.

2) Vuajtjet tona shekullore dhe përpjekjet tona për liri janë të ngulitura në mendjen e secilit nga ne por kjo nuk mjafton. Kujtesës tonë kolektive historike patjetër i duhet një muze objekt-muze, që unë propozoj ta quaj ‘Muzeu i Pavarësisë’, ku do të ruhen dhe ekspozohen artefaktet materiale të një procesi të gjatë historik që pasqyron vuajtjet dhe përpjekjet për pavarësi.

3) Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina ka nevojë për ndërtimin e një obelisku të lirisë si monument i kujtimit dhe nderimit për sakrificën e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Dua të vlerësoj se shteti ynë përkundër sfidave do të gjejë mënyrën e duhur për të bërë realitet këto pika të rëndësishme që janë pozitive .

Thaçi me propozim interesant gjatë darkës!