13:30 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tri pyetjet që Daut Haradinaj ia shtroi ministrit Gashi

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i ka parashtruar tri pyetje ministrit të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashit në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ministrit ia parashtrova tri pyetje që besojë janë në interes të strukturave të sigurisë dhe emergjencave:

1) A e keni planifikuar rregullimin e statusit juridiko financiar për Zjarrfikësit e Kosovës pasi janë në gjendje jo të mirë?

2) A i keni siguruar mjetet për rritjen e pagave për policin e Kosovës?

3) Në cilën fazë të sigurimit të mjeteve jeni për ta draftuar ligjin për pensionimin e parakohshëm të policëve tanë?

Në të tri këto pyetje , ministri dhe stafi i ti u zotuan se do të angazhohen maksimalisht që të gjejnë zgjidhjen e duhur për Policët dhe zjarrfikësit.

Do të angazhohem në mënyrë permanente që të përmbushet ky zotim i Kryeministrit” shkruan Daut Haradinaj në Facebook./Indeksonline/