21:46 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / G T

Trimror Selimi e konfirmon largimin nga Llapi: Ishte kënaqësi dhe privilegj!

Futbollisti, Trimror Selimi edhe përfundimisht është larguar nga Llapi menjëherë pas përfundimit të sezonit 2023/24 në Superligën e Kosovës.

Indeksonline raportoi sot gjatë ditës, se Selimi do largohet nga skuadra e Tahir Batatinës dhe lajmin tashmë e konfirmoi vet lojtari përmes rrjeteve sociale.

No photo description available.

“Përmes kësaj videoje, dua t’ju njoftoj se pas përfundimit të sezonës më nuk do jem pjesë e Llapit. Falënderoj të gjithë stafin e klubit për këto dy vite bashkëpunim, duke filluar nga kryesia, trajnerët, bashkëlojtarët dhe ultras legjendat për përkrahjen”, shkruhet në njoftimin e lojtarit

Selimi gjatë këtij sezoni në Superligë zhvilloi 22 ndeshje, shënoi dy gola dhe bëri një asist.

Vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 200 mijë euro – kurse e ardhmja pritet të mësohet gjatë afatit kalimtar të verës./Indeksonline/