13:49 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Trofetë e Ligës së Kampionëve arrijnë në Kiev (FOTO)

Trofeu më i rëndësishëm për klube tashmë ka arritur në qytetin ku do t’i mësohet pronari.

Kupa e Ligës së Kampionëve për meshkuj dhe për femra ka arritur në qendër të Kievit dhe zyrtarisht është hapur festivali UEFA, shkruan indeksonline.

Legjenda braziliane Cafu dhe futbollistja ukrainase Iya Andrushchak të shoqëruar nga kryetari i Kievit, Vitali Klitschko kanë mbajtur dy trofetë.

Liga e Kampionëve për femra do të zhvillohet sonte nga ora 18:00 në stadiumin Valerija Lobanovskoho, ku takohen Wolsfburgu dhe Lyoni.

Ndërsa finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për meshkuj zhvillohet të shtunën në Stadiumin Olimpik, ku takohen Real Madrid dhe Liverpool. /IndeksOnline/