15:04 / E Martë, 09 Janar 2024 / L K

Tronditet Liverpooli, lëndohet Alexander-Arnold

Liverpooli ka konfirmuar një lajm shqetësues për skuadrën. Mbrojtësi i skuadrës, Trent Alexander-Arnold ka pësuar lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Arsenalit.

Mbrojtësi anglez do t’i mungoi disa javë skuadrës së Klopp.

Asistenti i skuadrës, Pep Lijnders ka thënë se lojtari ka çarje në ligamentin e gjurit.

“Ai bëri një skanim dhe ai do të jetë jashtë për disa javë, kështu që le të shohim pas kësaj. Mund të jetë rreth 3 javë jashtë fushave” ka thënë Lijnders për lëndimin e futbollistit./Indeksonline/