14:14 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Truku i thjeshtë që largon vizatimet e fëmijëve nga muri

Me siguri edhe ju jeni një nga ata prindër që fëmija mund t’ju vizatojë “pa leje” nëpër muret e shtëpisë. Keni filluar të lodheni madje edhe të kini komplekse nga vizitorët e shtëpisë suaj.

Shije.al ju sjell sot një truk të thjeshtë me të cilat mund të eliminoni gjurmët e tyre. Për këtë do ju ndihmojë lëkura e kastravecit. Po, po. E lexuat mirë. Lëkura e kastravecit do ju lehtësojë heqjen e vizatimeve apo njollave të padëshiruara.

Mjetet që ju duhen:
1 kastravec
1 peshqir ( i lagur me ujë të nxehtë)

Udhëzime
Qeroni kastravecin. I merrni lëkurën dhe me të fërkoni pjesën që doni të eliminoni nga muret. Më pas i fshini me peshqir. Do të mbeteni të kënaqur me rezultatet!