17:13 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Trump kapet me Michell Obaman: More shumë para, ma vure familjen në rrezik

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ia ka kthyer akuzat ish-Zonjës së Parë të SHBA-së, Michelle Obamas, duke e akuzuar atë se ka marrë shumë të holla për ta shkruar një libër.

Kjo akuzë vjen pasi Michelle Obama kishte thënë se nuk mund ta falë asnjëherë Donald Trumpin për shpifjet që kishte përhapur se kinse Barak Obama nuk është është lindur në SHBA.

Trumpi e akuzoi edhe ish-presidentin Obama, duke thënë se ai nuk mund ta falë Obaman për atë që ia bëri ushtrisë së SHBA-së. Sipas Trumpit, ajo që Obama ia bëri ushtrisë e bëri SHBA-në një vend shumë të pasigurtë për të gjithë. Akuzat e Michelle Obamas përfshihen në librin e saj që pritet të botohet së shpejti. Sipas “The Washington Post”, në librin e saj ajo thotë se roli qendror i Trumpit në përhapjen e teorisë konspirative rreth vendlindjes së Barak Obamas e kishte rrezikuar familjen e saj.

“Çfarë do të ndodhte nëse një person me mendje të paqëndrueshme do ta mbushte një pushkë dhe të nisej drejt Uashingtonit? Çfarë do të ndodhte nëse ai person do t’i kërkonte vajzat tona? Donald Trumpi e vuri sigurinë e familjes sime në rrezik dhe për këtë kurrë nuk do ta falja atë”, thuhet në librin e saj, shkruan “CNN”,