20:52 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Turistët rrezikojnë burgun, vallëzimi i tyre konsiderohej pornografik në shtetin ku ishin (Foto)

Pesë burra britanikë mund të akuzohen deri me një vit burg në rast se ata shpallen fajtor.

Ata po akuzohen për prodhimin e fotografive pornograike pas shfaqjes së disa imazheve që me sa duket demonstronin pozicione të ndryshme seksuale në Kamboxhia.

Në mesin e tetë burrave dhe dy grave të arrestuar në lidhje me atë që policia e përshkroi si “vallëzim pornografik” ishin britanikët Vincente Harley Rober Hook 35 vjec, Daniel Richard Leeming Jones, 30, Thomas Alexander Jeffries, 22, Billy Stevens, 21 vjeç dhe Paul Francis Harris , 32.

Grupi u arrestua të enjten kur oficerët basistën një vilë me qira në pikën turistike të Siem Reap.

Prokurori i gjykatës provinciale Siem Reap, Samrith Sokhon ka thënë se grupi mund të përballet me burgim deri në një vit nëse dënohet.

“Çdo popull që prodhon pornografi është në kundërshtim me traditat e Kamboxhia-s”, ka thënë ai.