14:51 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Turku i dyshuar për kontrabandim  me emigrant mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit e Kosovës,  ka lënë në fuqi masën e paraburgimit  prej një muaji, ndaj të pandehurit Y.D, shtetas i Republikës së Turqisë.

Në këtë formë,  kolegji i kësaj gjykate, e  ka refuzuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër aktvendimi i Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 02.05.2018.

Personi në fjalë po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprën penale  “ Kontrabandim më emigrant” nga neni 170 paragrafi 1. të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës s e parë, drejt ka gjetur se meqenëse ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri ka  kryer veprën penale të lartcekur, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tij , konform dispozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.