17:16 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

U kap me narkotikë në Prishtinë, Baby G dhe babai i saj ofendojnë Policinë e Kosovës

E shtuna që lamë pas nuk qe shumë e këndshme për këngëtaren nga Kukësi e njohur si Baby G.

Indeksonline raportoi se ajo u arrestua nga Policia e Kosovës për përdorim të lëndëve narkotike, ndërsa për shkak të përzierjes së drogave u dërgua në gjendje shumë të rëndë në QKUK, që më pas u transferua në Spitalin Psikiatrik.

Por, duket që ajo është liruar, ngase është paraqitur nga Tirana, teksa shfaqet e shoqëruar nga babai i saj që është njëkohësisht menaxheri i saj, përcjellë Indeksonline.

Këngëtarja dhe babai i saj, përmes një videoje ngritin gishtin e mesëm duke sharë Policinë e Kosovës në gjuhën angleze.

“Njerëzit mund të thonë gjithçka, and F…You Policia e Kosovës”, thotë babai i saj.

Duket që arrestimi i vajzës së saj ka irrituar atë, teksa shfryen mllefin ndaj tyre. Një gjest ky aspak i pahijshëm nga ana e tyre dhe tejet ofendues./Indeksonline/