09:22 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

U lëndua dy muaj më parë, vdes në QKUK

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka ndërruar jetë një person nga Malisheva që po trajtohej në QKUK nga 4 prilli.

“Në lidhje me rastin raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK,  me 31.05.2018 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/

 

Temat: