08:26 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

U ndëshkua me të kuq, nuk i përmbahet lotëve (Foto/Video)

Skuadra e Bayern Munchen fitoi me rezultat të bindshëm 5 me 0 kundër Besiktasit në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Allianz Arena”.

Për të fituar me këtë rezultat të bindshëm, klubi bavarez mori një “dhuratë” në minutën e 16’të nga mbrojtësi Domagoj Vida.

28-vjeçari pasi ndërhyri ashpër në sulmuesin polak, Robert Lewandowski u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Ai sikur e kuptoi se çfarë do t’i ndodh klubit në vijim, pasi duke dalë nga fusha filloi të qante.

Vida do të mungoj në ndeshjen e kthimit, por skuadra e tij ka pak gjasa të arrij ndonjë rezultat pozitiv./IndeksOnline/

Temat: