10:49 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

UEFA-ja pritet ta dënojë Bullgarinë, ja se pse ky është lajm jo i mirë për Kosovën?

Anglia e mposhti 6:0 Bullgarinë, në Sofje, në një ndeshje që megjithatë bëri bujë për diçka tjetër.

Tifozët e Bullgarisë shpeshherë i fyen futbollistët anglezë në baza racore dhe këtë nuk e pritën aspak mirë “Tre luanët”.

Interesant ishte reagimi i trajnerit të Bullgarisë, Krasimir Balakov, që pas ndeshjes theksoi se nuk i ka dëgjuar këto thirrje, shkruan Indeksonline.

Lajmi jo i mirë për Kosovën është se UEFA-ja pritet ta dënojë Bullgarinë për të luajtur pa tifozë kundër Çekisë.

Kujtojmë se “Dardanëve” i nevojitet që bullgarët të marrin së paku një pikë në këtë ndeshje, për të rritur mundësinë e kualifikimit në Kampionatin Evropian. /Indeksonline/