22:40 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

UEFA me rregulla të reja për merkaton, e pësojnë klubet që shpenzojnë

UEFA është duke u përpjekur që sa më shumë të ndikojë që të ndalen blerjet e lojtarëve me çmime të shtrenjta.

Sipas gazetës franceze, La Parisiene në projektin e ri që mendohet të fuqizohet gjatë sezonit të ardhshëm, klubet nuk mund të blejnë pa pasur shitje me çmim të përafërt.

Për shembull, nëse PSG ka shpenzuar këtë sezon 420 milionë euro për transferime, atëherë ata duhet të bëjnë shitje në vlerë të përafërt 320 milionë euro. /IndeksOnline/