15:25 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

UEFA thërret Milanin për të diskutuar marrëveshjen e Financave

Pas disa viteve të turbullta me ndryshime të shumta dhe me ndryshime në personelin dhe menaxhimin duket se Milan po fiton stabilitet në fushë dhe jashtë saj.

Si rezultat i kësaj UEFA së shpejti do të thërrasë rossonerët për të diskutuar një marrëveshjen të re me klubin italian, shkruan indeksonline.

Sipas “La Republicca” Milan do të thirret në Nyon shumë shpejt për të diskutuar një marrëveshje potenciale të lidhur me Fair Play-n Financiar.

Ndërsa në gusht të këtij viti, presidenti i klubit, Paolo Scaroni kishte deklaruar se do të donte që klubi të binte dakord për një marrëveshje vullnetare me UEFA. /IndeksOnline/

Temat: