14:41 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ujërat e zeza vërshojnë bodrumin e objektit në Prishtinë, banorët ankohen për kundërmim

Përdhesa e një objekti të banimin në kryeqytet tash e sa ditë është mbushur me sasi të madhe uji.

Banorë të objektit kanë dërguar fotografi në redaksinë e Indeksonline ku shihet se si ujërat e zeza kanë vërshuar bodrumin ku janë depot dhe garazhet e veturave.

Sipas tyre, gjatë tërë kohës në atë kat kundërmon erë e keqe, derisa ankohen se nga kjo gjendje mund të shpërndahet edhe ndonjë epidemi, pasi rezervuari i ujit është pikërisht në bodrum.

Ata thonë se lartësia e ujërave arrin deri në 1 metër, derisa as nxemjet nuk punojnë sepse pompat janë në bodrumin e vërshuar nga uji.

Shikoni pamje të bodrumit të objektit C15/17 që gjendet mbi Viva Fresh Store në Rrugën B./Indeksonline/

 

 

Temat: