15:20 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Unitedi, i gatshëm të paguajë 100 milionë për yllin e Bundesligës

Manchester Unitedi është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për të nënshkruar me yllin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Sipas “Daily Mirrorit”, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm për të përmbushur kërkesat e Dortmundit prej 100 milionë eurosh në mënyrë që të sjellin Sanchon në “Old Trafford” në verën e vitit 2020.

Do të ishte një biznes i shkëlqyer për Dortmundin, i cili nënshkroi vetëm 10 milionë në verën e vitit 2017.

Adoleshenti është vendosur si një nga talentet e reja më të ndritura në futbollin botëror, duke shënuar 18 gola dhe duke kontribuar me 30 asistime në 68 ndeshje për klubin e Bundesligës.

Sancho, i cili gjithashtu është ftuar 10 herë nga Anglia, ka qenë më parë i lidhur me Real Madridin.

Dortmundi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për Sanchon pavarësisht se ai nënshkruan një kontratë të re në muajin gusht. /IndeksOnline/