21:59 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Unitedi kërkon mbrojtës, nis bisedimet me yllin e Bayernit

Manchester United interesohet për blerjen e Jerome Boateng, me Bayern që do të marrë në konsideratë oferta mes 50 dhe 60 mln euro për mbrojtësin.

Sipas gjermanes Kicker, klubi i Bundesliga është gati të shqyrtojë oferta të majme për lojtarin e përfaqësueses dhe është gati të negociojë me të interesuar seriozë.

Gjithsesi, raporti pretendon se Manchester United është duke konsideruar të blejë një qendërmbrojtës me eksperiencë.

Djajtë janë duke parë edhe alternativa, si Harry Maguire apo Leonardo Bonucci, teksa për Boateng është interesuar edhe Paris Saint-Germain.

Boateng e njeh mirë Mançesterin, pasi ak bërë 24 paraqitje për rivalët e United, Manchester City.