16:36 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Urdhri më i ri në Ushtrinë e Amerikës, të fiket çdo pajisje që ka GPS

Trupat amerikane të vendosura jashtë shtetit do të duhet të kujtojnë urdhrin për fikje të shërbimit të ndjekjes të njohur si GPS.

Ky është urdhri më i ri nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes për çdo trupë në luftëra ose që janë të vendosur në baza ushtarake jashtë shtetit për të çaktivizuar menjëherë të gjitha pajisjet e ndjekjes me GPS, transmeton Indeksonline.

Kjo përfshin telefonat, orat e mençura, veshjet e palestrave dhe çdo lloj pajisje të ngjashme.

Urdhri vjen si pasojë e një rishikimi të kohëve të fundit të Pentagonit të pajisjeve për ndjekjen me GPS dhe aplikacioneve të palestrave, të cilat zbuluan se ato aplikacione kishin zbuluar lëvizjen e trupave amerikane në Afganistan dhe Siri.

“Këto aftësi gjeolokacioni mund të ekspozojnë informacione personale, vende, rutinat dhe numrat e personelit, dhe potencialisht të krijojnë pasoja të paparashikuara të sigurisë dhe rritje të rrezikut për forcën dhe misionin e përbashkët”, thuhet në urdhrin e Pentagonit./Indeksonline/