75 Mall Live Search
09:19 / E Premte, 24 Prill 2026 / L A

“Urime pirat”, Mallorca i uron ditëlindjen Muriqit

Ylli ynë, Vedat Muriqi feston sot ditëlindjen.

Ai mbush plot 32-vjeç, duke vazhduar kështu shkëlqimin në La Liga pavarësisht moshës që ka.

Klubi i tij, Mallorca bëri postimin në “Facebook” ku i uroi ditëlindjen sulmuesit prizrenas.

“Sot ka ditëlindjen golashënuesi më i mirë i historisë sonë në La Liga. Urime pirat”, shkroi Mallorca në postimin e tyre./IndeksOnline/