11:22 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Urimi i Dhurata Hoxhës, me rastin e 8 Marsi

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka uruar me rastin e 8 Marsit të gjitha gratë.

Përmes këtij mesazhi, ajo thotë të kujtohen sukseset e vajzave dhe grave shqiptare në profesionet e ndryshme të veta, transmeton Indeksonline.

Këtë urim ajo e ka përcjell me një fotografi të grave, që sipas saj e bënë rrugëtimin më të lehtë për gjeneratat e ardhme.

Ky është mesazhi i saj:

Ty, nënë, motër, grua, bijë, gëzuar, gëzuar! Le të jetë kjo ditë, ditë e kujtesës nga të gjithë ne, ndaj punës tënde, ndaj dashurisë për jetën e re, për pasionin tënd për lirinë, për vendosmërinë për jetë më të mirë.

Në këtë ditë, të mendojmë për suksesin e vajzave dhe grave shqiptare në profesionet e veta, në sport, muzikë e art, në biznes e jetë akademike, duke e shtruar një pyetje, a mund të arrijmë më shumë?

Po, ne mundemi më shumë. Mundemi më shumë të bëjmë për vendin, për gratë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, sepse mundemi, sepse duam, prandaj, nënë, motër, grua e bijë, gëzuar 8 Marsi!

Foto: Gratë që e bënë rrugëtimin më të lehtë për gjeneratat e ardhme! Burim i fuqisë dhe motivimit për secilën nga ne që të vazhdojmë rrugën e tyre!/Indeksonline/