17:44 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Urrejtje që kalon limitet, këtë e bëjnë fansat e Valentino Rossit [Foto]

Në rrjetet sociale është bërë virale një imazh i tmerrshëm. Varri i improvizuar që e kanë bërë fansat e Valentino Rossit në hyrje të qarkut Mugello.

Në gurin e varrit shfaqet fytyra e Mark Marquezit, me datën e lindjes dhe “vdekjes” : 3 qershor 2018 – që i bie këtë të dielë.

Marquez nuk u prit mirë në Itali, ku tifozët e Rossit janë vendas. Pas incidentit në Malaysia 2015, piloti katalunas u detyrua të lëvizte në Mugello me truproja. /IndeksOnline/