US Open: Djokovic mund të përballet me Federer në çerekfinale
Novak Djokovic mund të përballet në çerekfinale me Roger Federer pas fitores ndaj francezit, Richard Gasquet në fazën e 1/16-tës në US Open.
Tenisti numër gjashtë në ranglistën botërore, kampioni i US Open në vitin 2011 dhe 2015, fitoi me rezultat, 6-2, 6-3, 6-3 në ”Arthur Ashe Stadium”.
Ishte fitorja e 13-të e tij ndaj Gasquet në 14 takimet e tyre, transmeton IndeksOnline.
”Ishte një përballje e mrekullueshme nga fillimi e deri në fund”, tha Djokovic, i cili në rrethin tjetër do të përballet me Joao Sousa.
Nëse ai e mposhtë portugezin, Djokovic mund të përballet në çerekfinale me Federer. Ky i fundit në rrethin e ardhshëm përballet me John Millman./IndeksOnline/