13:18 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Usain Bolt pranë marrëveshje me këtë skuadër të futbollit

Tetë herë kampioni olimpik, Usain Bolt është shumë pranë marrëveshjes me skuadrën australiane, Central Coast Mariners. 31 vjeçari gjatë kësaj jave pritet të finalizoi marrëveshjen me këtë skuadër për të vazhduar karrierën si futbollist.

Bolt më herët u provua te Borusia Dortmund, Mamelodi e Stromsgodset, por që nuk arriti të bindë.

Ardhja e ish ndihmësit të Manchester United te skuadra australiane, Mike Phelan ka bërë që Bolt të marrë besimin për të nënshkruar me këtë skuadër. Skuadra e Central i ka premtuar Boltit prezentim mahnitës pasi të arrijnë marrëveshjen.

Bolt do të nënshkruajë kontratë 1 vjeçare me skuadrën australiane./Indeksonline/

Temat: