14:06 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ushtroi dhunë, Gramoz Ruçi paditet në prokurori

Ditën e sotme Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurori kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Burime zyrtare nga selia blu bëjnë me dije se kallëzimi ndaj Ruçi është për bërë për shpërdorim detyre, pengim të ushtrimit të detyrës dhe ushtrim dhune ndaj deputetëve.

Kjo lëvizje e PD-së vjen pas kallëzimit nga ana e PS-së për 10 deputetët e opozitës të cilët morën pjesë në protestën e zhvilluar dy ditë më parë, brenda dhe jashtë Kuvendit. /albeu.com/