17:48 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vajza bie në gropën e ashensorit në Sarandë

Një vajzë ka rënë në një gropë ashensori në një pallat në Sarandë.

Për nxjerrjen e saj, është nevojitur të vijë zjarrfikësja, dhe mësohet se vajza ka pësuar disa dëmtime.

Vajza është transportuar drejt Spitalit për ndihmë mjekësore, pasi policia dhe urgjenca mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Mësohet se ajo është jashtë rrezikut për jetën.