21:45 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vajza e senatorit amerikan shpërthen në lot, e ngushëllon Joe Biden (Video)

Meghan McCain ka shpërthyer në lot duke folur për kancerin që ia ka prekur babanë e saj, John McCain.

Ajo ka folur në një intervistë ku i ftuar ishte edhe Jon Biden. Djali i tij, Beau Biden kishte vdekur pasi ishte diagnostifikuar me kancer në tru, i njëjti lloj me të cilin është duke u përballur edhe senatori amerikan John McCain, transmeton Indeksonline.

“Mendoj për Beau pothuajse secilën ditë dhe e di që kjo nuk është aspak e lehtë, thjeshtë e kuptoj që duhet të jetoj me këtë gjë dhe të vazhdoj përpara”, ka thënë Meghan./Indeksonline/