14:16 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Vallë qenka një njëri, një politikan i larguar nga posti i ministrit, më i rëndësishëm se 2 milion njerëz?

Shkruan Dr. Halil Krasniqi

Me keqardhje të thellë dëshiroj të shpreh dhimbjen dhe trishtimin të cilen mua ma shkaktoi situata në Parlamentin e Republikës së Kosovës por mendoj edhe juve ju ka merzitur qytetarë të dashur.

Njerëzit në tërë Botën ballafaqohen sot me problemin pandemik global nga i cili cdo dite vdesin qindëra të sëmuar edhe pse shtetet tjera i posedojn kushtet më të mira shëndetësore dhe shkencore se Kosova, kurse ndërkoh në parlamentin e Kosovës rrëzohet Qeveria.

Largohet Qeveria e cila sot i nevojitet popullit të pafajshem të izoluar më shumë se cdo here në historin e saj. Populli kosovar në ankth për jetën, i cili drejton sytë dhe shpresat nga qeveria dhe politika e Kosovës, ti mbyllet dera e fundit e dritës së shpëtimit nga kjo gjendje mjeruese shëndetësore dhe ekonomike.

Sot shtetet e botës diskutojn për problemin e pandemis dhe shëndetit e siguris së popullatës së tyre, si të ulin numrin e të infektuarve, si të trajtohen më mirë, si te sigurojn medikamente ,ushqimin dhe produktet tjera për mbijetes, si të bashkpunojn me shtetet tjera për të krijuar ure ndihmese njëra tjetres. i zgjasin dorën njëra tjetrës.

Të gjitha këto në kushte shumë të matura dhe korrekte. Kurse politika kosovare në vend se të meret sot me këtë problematik sepse ne nuk i kemi kushtet si shtetet tjera, nuk e kemi ekonimin dhe kulturën e të tjerëve, por merremi me inate, pozita politike, interesa personale të cilat me vetëdije e dëmtojn popullatën e pafajshme e cila vuan e mbyllur në muret e shtëpis.

Problemi tjetër me të cilën do të ballafaqohet popullata shqiptare pas pandemis së Coronavirusit, do të jetë situata ekonomike e cila do ta rrëzoj në gjunjë Kosovën.

Populli do të vuaj për ushqim, medikamente dhe kushte për mbijetes. Kjo duhet të ishte primare për politikanët e kosovës me të cilën problematik duhej të merreshin. Të sigurojn prodhim të produkteve bazë, të kujdesën për kontakte nacionale dhe Internacionale të cilat do ta ndihmonin popullatën dhe shtetin. Të gjitha këto veshtirësi do ta presin Kosovën pa dyshim. Të mburren pjestarët e seancës së djeshme për turpin dhe veprimin e tyre me të cilin deshmuan se prioritare në politikën e kosovës është interesi i tyre personal dhe prodhuan shembull në tëre botën i cili fatkeqesisht nuk ndodh në asnje shoqëri apo shtet normal.

Më tubimin e politikanëve dhe seancën 12 orëshe dje, ata shkelen të gjitha rregulloret bazë të siguris nacionale dhe internacionale të të gjitha organizatave dhe institucioneve shëndetësore por edhe rregulloret e veta të leshuara me vendim para disa ditësh. Me këtë sjellje ata dëshmuan se vete nuk janë konsequent, posedojn një karakter të dobët, nuk kanë përgjegjësi të mjaftueshme dhe se nuk i përmbahen rregullave ligjore. Kjo mjafton të kuptojm se në cfarë gjendje është ardhmëria e popullatës së Republikës së Kosovës.

Në tërë seancen 12 orëshe dhe në pauzat e mbledhjes, në asnjë cast, nga asnjë deputet nuk jan përmbajtur dhe zbatuar masat higjenike të distancës sociale, të kushteve të dezinfekcionit, të mbrojtjes për tu ruajtur nga infekcioni dhe përhapja e Virusit SARS-Cov-2, i cili udhëzim dhe rekomandim është rregulluar me ligj. Ky gjest njerëzor është pasqyr e dobët për njerëzit dhe qytetarët e rëndomt kosovar.

Në ditët e ardhëshme do të shofim dhe ndegojn pasojat e mos respektimit të rregullorës për mbrojtjen nga infekcioni gjegjesisht pandemia e virusit Covid-19. Vetëm nëse pjesmarrësit e sencës se djeshme nuk deklarohen, se do të kemi një rritje të dukshme të infekcioneve me virusin corona. Për këtë jam më se i sigurt.

Vallë qenka një njëri, një politikan i larguar nga posti i ministrit, më i rëndësishëm se 2 milion njerëz?