12:11 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Valon Berisha gati për sfidën me Interin

Lazio do të luaj kundër Interit në Olimpico në ndeshjen e xhiros së 10-të të Serie A.

Inzaghi ka publikuar listën me futbollistët e ftuar në këtë ndeshje, shkruan indeksonline.

Në mesin e tyre është edhe mesfushori i Kosovës, Valon Berisha.

Përveç Berishës i ftuar është edhe portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha. /IndeksOnline/