21:40 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Valverde nuk po e aktivizon, Gattuso e kërkon te Milani

Zhvillimi i yllit të ri të “La Masia”, Riqui Puig, i cili konsiderohet si e ardhmja e katalanasve, mund të jetë larg Barcelonës, nëse Ernesto Valverde vazhdon të mos ketë besim tek ai.

Mesfushorit nuk po i jepen mundësitë që pritej të kishte në skuadrën e parë katalanase dhe është duke menduar seriozisht të shqyrtojë disa nga ofertat që ka mbi tavolinë. Njëra prej tyre është ajo e Milan-it.

Gennaro Gattuso, i cili e pëlqeu shumë mesfushorin e la “La Masia” gjatë ndeshjeve parapërgatitore sezonin e kaluar, ka kërkuar afrimin e tij tek kuqezinjtë, të cilët duket se janë të gatshëm të ofrojnë 10 milionë euro për të marrë shërbimet e lojtarit në merkaton e dimrit, një shifër e lartë kjo për një lojtar që nuk ka debutuar ende me Barcelonën.

Ernesto Valverde, gjatë ndeshjeve parapërgatitore i premtoi se do t’i besonte atij, por këtë gjë nuk e ka bërë as në stërvitje, ku gjithmonë e më pak po e grumbullon me ekipin e parë.