16:24 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Valverde: Tetë ndeshje dënim për Diego Costan, jam befasuar!

Ernesto Valverde ka pranuar se mund të ketë rotacione në skuadër për ndeshjen ndaj Hueskas. Trajneri i Barcelonës nuk e ka përjashtuar mosaktivizimin e Messit.

“Loja e nesërme është e rrezikshme, duhet të jemi vigjilentë. Ata kanë ndryshuar trajnerin dhe luajn futboll ndryshe. Huesca ndonjëherë luan me pesë mbrojtje dhe nganjëherë me katër, nuk është lehtë.

Do të ketë ndryshime tek ne, orari është i ngusht dhe kemi ndeshje më të rëndësishme se kjo. Messi është gati fizikisht, por mund ta pushojë për shkak të kalendarit” ka thënë Valvderde.

I pyetur për dënimin me 8 ndeshje nga Federata për Diego Costan, spanjolli ka patur këtë përgjigje.

“Tetë ndeshje janë një sanksion i konsiderueshëm, mendova se do të dënohet me katër ndeshje” përfundoi trajneri./Indeksonline/