15:21 / E Hënë, 11 Dhjetor 2023 / L K

Varane i zhdukur te Man United, s’ka luajtur që nga shtatori

Ish-lojtari i Real Madridit, Rafael Varane nuk është ftuar fare në katër ndeshjet e fundit te Manchester United. Në tri ndeshje ka qëndruar në stol ndërsa në të tjerat nuk është ftuar fare.

Qendërmbrojtësi ka luajtur 18 minuta në Premier League që nga fundi i shtatorit dhe ka humbur vendin me Harry Maguire dhe Victor Lindelol, por edhe me veteranin Evans.

Në Angli tashmë flitet për synimin e Erik Ten Hag për ta hequr qafe në merkaton e dimrit dhe nuk është çudi.

Preferenca e Ten Hag për një qendërmbrojtës me këmbë të majtë e ka nxjerrë jashtë formacionit Varanen.

Opsioni i kalimit në futbollin arab po shihet si më i mundshmi në dimër./Indeksonline/