13:24 / E Diele, 25 Mars 2018

Vazhdojnë kritikat ndaj Panuccit/ Munishi: Na trego ti sa ke b…, se për atë paguhesh!

Trajneri i ShqipërisëChristian Panucci ka marr një tjetër kritik nga Kosova. 

Refuzimi i Shqipërisë nga Edon Zhegrova bëri që trajneri Christian Panucci të shpërthente në konferencën për shtyp gjatë ditës së hënë në ambientet e FSHF-së, mirëpo, kjo deklaratë e dhënë përpara mediave në transmetim direkt, është përcjellë me shqetësim nga kosovarët.

Në një prononcim për “IndeksOnline” trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi iu është përgjigjur trajnerit kuqezi.

“Në parim duhet të respektohet vendimi dhe vullneti i çdo futbollisti. Duhet të respektohen edhe ata që nuk kishin vullnet për të luajtur për Shqipërinë dhe Kosovën. Zotëri, Panucci, ti ke ardhur selektor dhe paguhesh për të na treguar neve se sa ke ti b***, e jo të na tregosh se sa kemi ne”, ka thënë Munishi.

Një kritikë, Panucci e mori edhe nga sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu i cili i tha që të mos përzihet shumë në këto punë, pasi historia e dinë më mirë.

Kujtojmë se Edon Zhegrova mbrëmë debutoi me Kombëtaren e Kosovës kundër Madagaskarit dhe shënoi golin e fitores, për rezultatin minimal 1 me 0.

Në anën tjetër, Ismet Munishi është pa punë, për shkak të dorëheqjes nga posti i trajnerit te skuadra nga Vala Superliga, Feronikeli./IndeksOnline/

E quajti lojtar pa b…, FFK i përgjigjet Panuccit: Je i vogël, e kemi larë historinë me gjak!