10:15 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vazhdojnë problemet për Milanin, ylli i skuadrës mungon tre muaj

Lëndimi i Mattia Caldaras duket të jetë më i keq se që u mendua në fillim, kështu që mbrojtësi i Milanit pritet të mungojë deri në tre muaj.

Qendër-mbrojtësi iu bashkua ”Rossonerëve” nga Juventusi këtë verë, si pjesë e marrëveshjes shkëmbyese me Leonardo Bonuccin.

Trajneri, Gennaro Gattuso njoftoi dje se reprezentuesi italian mund të mungojë deri në dy muaj për shkak të një lëndimi në ligamentet kolaterale në gjurin e tij, transmeton IndeksOnline.

Siç shkruan calciomercato, Caldara, në fakt, ai ka një lëndim muskulor, që do ta mbajë atë jashtë fushave të gjelbërta për tre muaj.

24-vjeçari ka bërë vetëm një paraqitje që prej kalimit te Milani, teksa ai ka pasur shumë probleme me lëndime.

Gazeta në fjalë shkruan se mungesa e tij mund ta nxisë Milanin të kërkojë qendër-mbrojtës të ri në janar./IndeksOnline/