08:41 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vazhdon raportimi qesharak i mediave serbe, pasi e injoruan Vuçiqin në Paris

Mediat beogradase kanë vazhduar edhe sot të shkruajnë rreth ngjarjes, së 100 vjetorit të përfundimit të luftës së parë botërore, të mbajtur në Paris të Francës.

Gazeta “Novosti” shkruan sot se protokolli francez ishte i dështuar dhe skandaloz.

Sipas këtij mediumi, në ceremoninë e së dielës janë shënuar 10 gafe nga protokolli, transmeton Indeksonline

Inatet e gazetave serbe po vërehen pasi Parisi zyrtar injoroi presidentin, Aleksandër Vuçiq dhe favorizoi Hashim Thaçin.

Mikrofoni s’funksionoi për presidentin Makron.

Femra e zhveshur në drejtim të veturave ku gjendjen Trump.

Për shkak të shiut, Markon nuk filloi fjalimin për 11 minuta pas orës 11 të nëntorit.

Shiu ishte fajtori se si presidenti francez në një moment ndërpreu pritjen e mysafirëve në oborr me qilim të kuq.

Të ftuarit nuk ishin të kënaqur për transportin me autobus.

Problemet e para-fjalimit…   /Indeksonline/