75 Mall Live Search
13:53 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Vdes futbollisti që e kishte goditur rrufeja, i treti në dy vitet e fundit

Futbollisti afrikan, Lujanda Ntšangase ka humbur jetën dy muaj pasi ishte goditur nga rrufeja. Mesfushori afrikan ishte lojtar i skuadrës së njohur, Maritzburg United.

Madje, Ntšangase llogaritej si një nga lojtarët më të talentuar të kësaj skuadre.

Fakt i rëndë për skuadrën e Maritzburg është se Ntšangase është futbollisti i tretë që ka humbur në dy vitet e fundit pasi që më parë kishin vdekur edhe Mondili Cele (2016) dhe Mondi Dlamini (2017)./Indeksonline/