17:21 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Vdes i riu që ra dje nga ndërtesa në Prishtinë

Mëngjesin e djeshëm Indeksonline ka raportuar se një punëtorë ka rënë nga një ndërtesë e lartë në ‘Rrugën B’ në Prishtinë.

Viktima pas kësaj është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në kryeqytet.

Ndërkohë 23 vjeçari në fjalë ka ndërruar jetë sot.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili ka thënë për Indeksonline se pak më parë është konfirmuar edhe vdekja e tij.

Ky i fundit nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra pas rastit të ditës së djeshme.

I riu 23 vjeç, G.K ishte nga fshati Tërpezë komuna e Malishevës./Indeksonline/