11:50 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vdesin pesë persona për vetëm 24 orë në trafik!

Për vetëm 24 orë në Kosovë janë shkaktuar disa aksidente me fatalitet.

Brenda një natë kanë humbur jetën pesë persona. Një aksident në Gjakovë u mori jetën dy personave, nënë e djalë teksa një aksident tjetër në Pejë, i mori jetën një vajze.

E siç mëson Indeksonline, nga një aksident i mbrëmshëm në Greme të Ferizajt humbën jetën dy vajza në moshë të re.

Pra bashkë me afrimin e sezonit të dimrit janë shtuar edhe aksidentet në trafik përderisa sipas Policisë së Kosovës në këtë vit sfida më e madhe ka qenë numri i madh i aksidenteve me fatalitet, gjë që po vazhdon të ndodhë edhe në fund të këtij viti./Indeksonline/

Dy të vdekur dhe disa të lënduar nga aksidenti në Gjakovë (Foto)

 

Një e vdekur në aksidentin në magjistralen Prishtinë -Pejë

Këto janë dy vajzat e reja që humbën jetën nga aksidenti i mbrëmshëm në Greme (Foto)