19:06 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Veliu: Përjetësisht krenar për të gjithë dëshmorët e Llapit (Foto)

I pari i komunës së Podujevës njëherësh një ndër figurat kyçe të LDK-së, Agim Veliu ka vizituar familjen Zejnullahu, në përvjetorin e 19-të të Betejës së Tabeve të Llapashticës, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast Veliu ka thënë se u ka shprehur ndjenjën e plotë të respektit dhe krenarisë për heroizmin e Miftarit me shokë.

Ky është postimi i plotë:

Në përvjetorin e 19-të të Betejës së Tabeve të Llapashticës, vizitova familjen Zejnullahu, për t’i shprehur mirënjohje dhe për t’i nderuar të gjitha familjet, të cilat dhanë më të dashurit e tyre për lirinë e Kosovës.
Në bisedë me loken Shahë, mësuesin Shem, Jasharin dhe familjarët e tjerë shpreha ndjenjën e plotë të respektit e krenarisë për heroizmin e Miftarit me shokë, që ranë për të mos vdekur kurrë.
Përjetësishtë krenar për të gjithë dëshmorët e Llapit.